Kryemadhi: Presidenti Meta nuk po bën opozitë, por po mbron Kushtetutën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Ramës i është shtuar frika nga Ilir Meta.

Kryemadhi ndodhet një intervistë për RTV Ora, tha se i vetmi institucion legjitim sot është ai i presidencës.

Frika e Edi Ramës për Ilir Metën është shtuar. Sa i takon reagimit të Metës si president nuk kam arsye ta gjykoj. Nëse deri dje kam qenë kundër zgjedhjes së Metës si president, sot kam menduar që ka qenë një ndër zgjedhjet më të mira. Kjo ka treguar se Ilir Meta ka qenë vizionar në politikë sepse ka menduar se pas 2017 do të  kishim një situatë të tillë kaotike. 

I vetmi institucion legjitim sot është ai i presidencës, sepse të gjitha institucionet e tjera kanë rënë, edhe ato institucione që mendojmë se mund të jenë të pavarura nga reforma janë të kapura nga grupe kriminale e sekte të caktuara që janë të lidhura me krimin e organizuar.

Nuk mendoj se presidenti Meta po bën opozitë por po mbron Kushtetutën. Sot që të flasësh për ndalimin e shpopullit të Shqipërisë nuk është tezë e opozitës por tezë kombëtare ku përgjegjësia e të gjithë klasës politike duhet të jetë e jashtëzakonshme. Roli i opozitës është të flasë për dështimin e opozitës”, tha ajo.

Share This Article