Kryemadhi: Qeveria të mos marrë 3 ditë taksën e naftës, t’i jepet naftëtarëve të Ballshit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me banorët e qytetit të Fierit ka prekur temën e taksës së naftëve për vendin tonë.

Kryemadhi i ka kërkuar qeverisë që për 3 ditë të mos e mbledhë taksën, por t’ua japë grevistëve si mundësi për shlyerjen e rrogave të prapambetura.

“Do t’i kërkoja qeverisë që me këtë çmim të lartë takes që ka nafta, më shumë se Maqedonia në lëkë për litër, do t’i kërkoja që për 3 ditë të mos i merrte taksat e naftës, por t’ua jepte naftëtarëve të Ballshit. Vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë në punët e tyre dhe jetën e përditshme.

3 ditë t’ja uli çmimin naftës për fermerët, për shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendojë 3 ditë për naftëtarët e Ballshit që janë prej ditësh në grevën e urisë”, është shprehur Kryemadhi.

Sakaq kryetarja e LSI u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të lirë në zgjedhjet e 25 prillit për të votuar këdo forcë politike që i përfaqëson ata.

Share This Article