ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 3 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 5 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 5 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 5 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhi: Sjella e Edi Ramës ndaj Kosovës është antishqiptare

albnews by albnews
4 January, 2020
in Albania
0
Kryemadhi: Sjella e Edi Ramës ndaj Kosovës është antishqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Shqipëri, Monika Kryemadhi, ka thënë se sjellja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama ndaj Kosovës është antishqiptare.

Në takimin që organizoi me strukturat e LSI-së në Tiranë, Kryemadhi tha se nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar.

“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirëbesuam dhe më pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar, së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare. Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar; nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit dhe fishekzjarrët e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe nuk mund të jenë gjë tjetër përveçse destabilitet; kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta se çfarë fiton dhe humbet Shqipëria, Kosova dhe shumë vende të tjera, si e ashtuquajtura Mini-Schengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Alleksandar Vuçiq, që është arkitekt i revanshit ndaj Kosovës”, tha ajo.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Ajo pyeti se çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve të cilin ta ndëshkojë historia më vonë.

Më tej Kryemadhi tha se Shqipëria ndodhet në një moment kritik të zhvillimit e progresit të saj.

“Humbja e besimit, ndalimi i emigrimit masiv, blerja e pushtetit me para të pista, uzurpimi i ekonomisë në pak duar oligarkësh, janë çështje madhore me të cilat ne kemi forcën dhe guximin që të përballemi. Kjo përballje nuk është më çështje e politikës, e partive apo drejtuesve të tyre. Kjo është një çështje jetike kombëtare. Prandaj, ky është momenti kur çdokush duhet t’i bëjë pyetjen vetes së çfarë duhet të bëjë, si mund ta kthejmë vendin në shinat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si mund t’u kthejmë shqiptarëve besimin se ky vend bëhet, se shqiptarët meritojnë të jenë qytetarë të Evropës ashtu si gjermanët, francezet, italianet, grekët apo kombet e tjerë të BE-së”, tha ajo.

Sipas saj, Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimin në BE dhe aleanca e saj strategjike, e palëkundur me SHBA.

“Serioziteti dhe luajaliteti i bashkëpunimit janë dy elemente thelbësore që rrisin dinjitetin e bashkëpunimit të Shqipërisë me partnerët tanë dhe që sigurojnë koherencën e një politike të jashtme në të mirë të shqiptarëve dhe të rajonit. Ne jemi sot një popull i vogël i një vendi të vogël dhe të varfër nën qeverisjen e një grupi kriminal e antishqiptar, Por jemi një komb i madh i një vendi të pasur që gjithmonë e ka gjetur forcën për t’u ngritur nga vuajtja, varfëria, dhe diktatura”, potencoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result