Kryemadhi: Sot 70% e qytetarëve më keq se 4 vite më parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në vijimësinë e takimeve me strukturat e partisë është ndalur në Njësinë 11. Ajo u shpreh se gati 70% e qytetarëve janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre.

Në fakt nuk ka nevojë tua kujtojmë ne qytetarëve, se qytetarët gati 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë”, tha Kryemadhi.

Share This Article