Kryemadhi: Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për ne

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, prezanton kandidatët e LSI-së për Qarkun e Vlorës.

Ajo tha se “Vlora është një qytet, që për hir të së vërtetës i ka dhënë identitet Shqipërisë, i dha pavarësinë Shqipërisë, i dha forcën Shqipërisë, i dha frymë, i dha jetë, por i dha edhe bukuri”.

“Vetëm në Vlorë mund të shikosh një mrekulli të jashtëzakonshme që Zoti ia ka dhënë, këtë diell, këtë atmosferë, që edhe shiu kur bie është i bukur, sepse edhe vlonjatët dhe vlonjatet janë të bukur. Por nuk iu ngel hatri sarandjotëve, sepse edhe Saranda është shumë e bukur dhe në fakt të gjithë jemi bërë xhelozë kur u bë ndarja administrative, kur u bashkua Vlora, Himara, Saranda e Delvina dhe ne thamë: Si mund të bashkohen dhe nuk ruajtën raportet që kanë ruajtur me qarqet e tjera. Por, aty kupton forcën, karakterin, mentalitetin, gjuhën, shpirtin, edhe ajo egërsi që kanë këto zona bregdetare, ngjitet dhe shprehet me dashuri njerëzore”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se “LSI është një familje, që shumë persona, kur thanë që LSI është një parti familjare, menduan se bënë dëm, por jo. Përkundrazi, familja është qeliza që mban kombin në këmbë. Familja është qeliza që mban shtetin në këmbë. Familja është dashuria e nënës dhe babait për fëmijën. Është dashuria që kemi secili nga ne për fëmijët, për prindin, për motrën, për vëllain, për gjyshërit, për historinë, sepse vetëm dora e nënës që rrit fëmijën, e rrit me dashurinë për familjen, për flamurin, për vendin. E pra, familja për ne është gjithçka, familja për ne është e shenjtë. Respekti për prindërit është i shenjtë dhe i patjetërsueshëm. Sepse në fund të fundit, këta jemi ne. Ne jemi familja e vërtetë shqiptare, që e ka në themel të saj dashurinë dhe respektin për vendin, për flamurin, për vlerat e familjes dhe për vlerat e respektit”, tha ajo.

Po ashtu, Kryemadhi tha se “më 25 prill do të shkojmë në kutitë e votimit, do të votojmë numrin 6 dhe unë do t’ju kërkoja të votonit numrin 6″.

“Të votojmë LSI-në. Pse? Sepse është e vetmja forcë politike që për hir të së vërtetës në të gjithë jetën e saj 17-vjeçare dhe në 30 vitet e tranzicvionit, që ka rritur breza politikanësh të rinj”, tha Kryemadhi.

Në fund, Kryemadhi tha se “sot më shumë se kurrë Shqipëria dhe Vlora kanë nevojë për djemtë dhe vajzat e saj.  Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne”.

“Prandaj në këto 25 ditë që kanë ngelur mos ndalni, derë më derë, shtëpi më shtëpi, mik më mik, ashtu sikurse po kthehen djemtë dhe vajzat që janë në Amerikë, në Greqi, në Itali që të votojnë në Shqipëri, ashtu duhet të shkojmë edhe ne derë më derë për ti bindur njerëzit që të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit, atje ku janë dhe të godasin me votë të gjithë ata që nuk i kanë mbajtur premtimet dhe të vlerësojnë më votë djemtë dhe vajzat e tyre dhe ata që e mbajnë fjalën e dhënë. Ne e mbajmë fjalën, sepse ne jemi si ju, ne jetojmë si ju, ne punojmë si ju dhe ne do të vdesim këtu në Shqipëri”, tha ajo.

Share This Article