Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me gra në njësinë 1 në zonën e Brrylit.
“Kjo është një nga zonat më të vjetra të Tiranës edhe pse qyteti është zmadhuar, ndryshuar është bërë heterogjene për shkak dhe të pjesëmarrjes, rritjes së popullsisë dhe ndërtimeve të ndryshme. Por ka mbetur një pjesë autoktone e kësaj zone, qytetarie, e cila ka bërë që në momente të caktuara të kthjellohemi ne të politikës dhe të vijmë me këmbë në tokë”, tha Kryemadhi.
Ajo prezantoi kandidatë e LSI.
“Unë jam rritur me Erisën. Ajo ka qenë fëmijë unë vajzë e re. Kështu ikin vitet dhe shoqëritë konsolidohen dhe në momentet më vendimtare dhe deçizive, njerëzit që të rrinë më afër janë ata që ti mendon se nuk i ke afër. Janë disa njerëz të tjerë, që dashje pa dashje nuk janë pjesë e familjes tënde, por bëhen pjesë e një familje te madhe që është jo vetëm politike”, tha kryetarja e LSI.
“Njësia 1 ka problematika shumë të mëdha, por edhe ka një pjekuri politike shumë të madhe. Kam një bindje që rezultati i LSI në njësinë numër 1 do të jetë i jashtëzakonshëm”, tha Kryemadhi.