Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në njësinë numër 5 në Tiranë.
Në takim me Kryemadhin qytetarët shprehën problematikat e tyre.
“Ne duhet të shkojmë në kutitë e votimit. Marketi i vogël është për mbijetesë, taksat iu janë rritur në mënyrë stratosferike. Gjatë javës do denoncoj një skemë financiare abuzimi”, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se janë rritur edhe taksa e energjisë elektrike edhe taksa e pronës.
“Janë 50 ditë që na ndajnë por 50 ditë që ne duhet të punojmë pa fund mëngjes drekë darkë. Çdo gjë që ke këtu ke pjesën e TVSH-së brenda”, iu drejtua ajo një pronari biznesi.
“Pavarësisht se pjesën më të madhe të mallit që ta sjellin ta sjellin pa kupon tatimor, të thonë po deshe merre, po deshe mos e merr. Por ti si mund ta mbash dyqanin hapur nëse nuk ke asortimentet për ta mbajtur. Por çmimin e TVSH ti që e shet dhe ne që e blejmë e kanë brenda. Problemi është që ai atje koka lart nuk e derdh TVSH. Unë javës tjetër do të tregoj skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama”, u shpreh Kryemadhi.