Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI-së në Njësinë Administrative Nr. 9 në Tiranë.
Në takim Kryemedhi tha se “ajo e cila unë kam vënë re është që sot njerëzit ndihen të pa përkrahur, të pambrojtur, nuk kanë mundësinë e krijimit të biznesit, të hapjes së një vendi pune ose plotësimit të kërkesave kryesore familjare për familjet e tyre. Ajo që ne duam të kemi në kontakt të përditshëm me njerëzit është që ata të jenë jo vetëm të gatshëm që të shkojnë të votojnë, por dhe të kenë mundësi të votojnë atë që ata duan dhe pse jo edhe formacionin politik që ata duan”.
“Unë jam e bindur që ne si LSI kemi shanse dhe mundësi, sepse krijimi i hapësirave të reja për të rinjtë, për të rejat, për gratë, për vajzat, për shumë njerëz që vijnë nga shoqëria civile, por edhe nga bota akademike, japin hapësira për përfshirjen e shumë njerëzve, por edhe krijimin e disa hapësirave më shumë të qytetarëve për të zgjedhur. Qytetarët kanë nevojë të shikojnë shumë opsione dhe shumë alternativa. Sa më shumë alternativa të shikojnë, aq më demokraci ka brenda një procesi, edhe pse demokracia në Shqipëri është shumë e brishtë sot ne e kemi të domosdoshme jo vetëm të konsolidojmë demokracinë, por edhe për ta zhvilluar atë më tej”, tha ajo.
Po ashtu, Kryemadhi tha se në e di që sot në Tiranë qytetarët janë më me pak shpresë, sot qytetarët i kanë mundësitë që taksat t’i paguajnë shumë më shumë se 4 vite më parë, kur në fakt mundësitë e tyre për të pasur të ardhura nga pagat apo biznesi i tyre, jo vetëm janë minimale, por po shkojnë drejt reduktimit. Pandemia ka rrënuar ekonominë e qytetit të Tiranës./ATSH/




