Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi falenderoi sot nëpërmjet një video mesazhi të gjithë dhe të rejat e Tiranës, të gjithë burrat dhe gratë që ishin dje në shesh.
Ajo tha se, “edhe pse ditë me shi ata ishin aty. Energjia, entuziazmi, ishin burim frymëzimi”.
“Unë ju jam shumë mirënjohëse, por edh 2 ditë na kanë ngelur deri më 25 prill. Të mos ndalemi, atë energji, atë pozitivitet, atë dashuri që buronte nga zemra të shpërndajmë në çdo shtëpi, ta shpërndajmë derë më derë, ta shpërndajmë me miqtë dhe em shokët tanë”, u shpreh Kryemadhi.
“Takimi djeshëm i Tiranës ishte i jashtëzakonshëm. Takimi i djeshëm ishte një energji e jashtëzakonshme. Ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së, ishte një ngjyrë dashurie, e cila depërtoi në zemrat e të gjithëve, jo vetëm atyre që ishin aty, por edhe qindra e mijërave atyre që na shikonin nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha Kryemadhi.
“E di që është i vështirë komunikimi me ju nëpërmjet medieve, të cilat i ka uzurpuar Rilindja, por mos ndaloni, shpërndajeni videon, shpërndajeni mitingun, mos ndaloni, shpërndani emocionet që kaluat dje aty. Mos ndaloni trokisni derë më derë sepse ndryshimi ka ardhur. Më 25 prill mos harroni, kërkoni votën për LSI, të votojnë numrin 6 dhe të kenë kujdes të mos nxjerrin fletën e pavlefshme”, u shpreh Kryemadhi.