Kryemadhi: Të rinjtë hartues dhe vendimmarrës të politikave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi zhvilloi mëngjesin e së dielës një takim në Tiranë, me të rinjtë që votojnë për herë të parë.Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryemadhi tha se “votuesit për herë të parë, janë një nga pikat kryesore dhe pikë mbështetëse të LSI”.

Ajo i vlerësoi të rinjtë si një forcë e rëndësishme në hartimin dhe vendimmarrjen e politikave.

“Ne një nga pikat kryesore kemi arsimin. Sepse arsimin nuk e shikojmë si shpenzim, e shikojmë si investim. Jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, jo vetëm maturën shtetërore por gjithë ndërtimi i sistemit arsimor për LSI është shumë i rëndësishëm. Një sistem arsimor i cili krijon hapësira jo vetëm për nxënësit dhe studentët cilësorë por krijon dhe një hapësirë të jashtëzakonshme përsa i përket punësimit të mirëpaguar. Po kështu kemi vendosur në program strategjinë Mëso dhe Fito që ju jeni jo vetëm kërkuesit dhe propozuesit kryesor por jeni dhe përfituesit kryesor. Kështu që ne duhet të mos ndalojmë. Këtë eksperiencë tuajën përsa i përket votuesve përherë të parë, evidentimin e tyre, kontaktin e tyre, ta shtrijmë në të gjithë Tiranën por dhe në të gjitha e tjera siç janë Elbasani, Durrësi, Korça, Vlora ku faktikisht dhe ju me pikat e kontaktit që keni do të fillojmë drejt përfundimit dhe evidentimit të tyre”, u shpreh Kryemadhi. 

Share This Article