Kryemadhi: Të rinjtë të bëhen pjesë e vendimmarrjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me gjimnazistët e LRI-së Tiranë, ku theksoi se “LSI-ja është partia që i jep prioritet të rinjve”.

Ajo ftoi të rinjtë të marrin në dorë fatet e tyre dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes.

Kryemadhi tha se “shumë të rinj e të reja jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë,  duan të largohen jo me dëshirë të madhe, por me dhimbje sepse nuk shikojnë mundësinë e krijimit dhe të realizimit të ëndrrave të tyre në Shqipëri”.

‘Mungesa e arsimimit cilësor, mungesa e perspektivës së punës për nesër, por jo vetëm, por edhe të një page të mirëpaguar, mungesa e shumë gjërave të tjera që sot ka nevojë një i ri, jo vetëm shkollën e mesme, që sot ju jeni në Tiranë dhe e zhvilloni mësimin me 4 turne”, tha ajo.

“Mungesa e hapësirës dhe krijimit të mundësive për tregun e punës, mungesa e shkollimit, kur ndërkohë jo vetëm nuk i krijon mundësinë për të pasur një arsim cilësor, por nga ana tjetër bllokohen rrugët që ju të keni mundësinë që të bëni dhe arsim dhe punësim, në mënyrë të tillë që të jeni të gatshëm nesër për tregun e punës”, tha ajo.

Ajo tha se LSI-ja është partia e të rinjve”. “LSI-ja ka krijuar hapësira dhe infrastrukturë për djem dhe vajza, të cilët janë vërtetë krenaria e LSI-së, janë shpirti dhe zemra, por mbi të gjitha janë fuqia e LSI-së”.

Share This Article