Kryemadhi: Të zgjedhim një kryetar bashkie që u nënshtrohet qytetarëve, jo bandave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  ishte ditën e sotme në Lushnje në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit. 

Në një takim me strukturat atje Kryemadhi shkruan se është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave

“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj!”

Share This Article