Kryetarja e LSI-së ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, teksa ishte e ftuar në emisionin “Repolitix”.
E pyetur për ironitë që kryeministri Edi Rama bën në lidhje me Kryemadhin në çdo takim, ajo tha se Rama e bën këtë gjë pasi ka mbaruar koha e drejtësisë.
“Rama më sulmon sepse ai nuk ka respekt për gratë. Nuk është më çështje batutash, ai e di që është fundi. Kush e njeh Ramën e di që është shumë keq, nervoz, në panik dhe makth. Të tëra këto i krijojnë oshilacione mendore dhe mbledh administratën atje,”– tha Kryemadhi.
Mirëpo në përgjigjen e saj Kryemadhi u duk sikur thumboi kryeministrin Rama teksa u shpreh se bashkëshorti i saj i njeh fëmijët e tij dhe i do.
“Është plakur, vjetruar sepse fidan të rinj po lulëzojnë në jetën politike, në bahçen e PS-së, Lali Eri, Bushati, Gjiknuri, që po e konkurrojnë. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam e varfër, kam një familje të mrekullueshme. Kam një bashkëshort shumë të mirë që i njeh fëmijët e tij dhe i ngjajnë, kam edhe një familje që i duam prindërit tanë, edhe ata që nuk janë gjallë edhe ata që janë. Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet nuk pres dhe nuk duam të më respektojë mua. Koha e dashurisë mbaroi, tani ka filluar koha e drejtësisë,”- u përfundoi kryetarja e LSI-së.