Kryemadhi: U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideroi tepër të rëndë situatën politike dhe për këtë bëri përgjegjës kryeministrin Edi Ramën dhe Rilindjen.

Duke iu referuar materialeve të reja të dosjes 184, të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild”, Kryemadhi ka thënë se “u provua hapur se Rama është kryeministër ilegjitim dhe se zgjedhjet janë ilegjtime”.

“U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht ne krye te masakrës zgjedhore”, është shprehur kryetarja e LSI-së, duke e konsideruar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës si të pashmangshme.

Kryemadhi bëri përgjegjës Ramën edhe për dështimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Share This Article