Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, apeloi nga Jala të rinjtë të mendojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri pasi vetëm kështu mund ta shpëtojmë vendin.
Kryemadhi: Jemi shumë të pasur se kemi popullatën më të re që do të jetë një nga armët tona më të fuqishme dhe pasuritë më të mëdha si popull. Bekimin kaq të madh që Zoti ja ka dhënë Shqpërisë me të reja do të doja ti bashkangjitemi të gjithë sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë vendin tonë për të mos u larguar mjekët nga Shqipëria, inxhinierët, mësuesit, ekonomistët, të rinjtë dhe të rejat sepse kjo është humbja dhe varfëria më e madhe që mund ti ndodhë këtij vendit.
Kryemadhi shtoi se partitë politike duhet të mendojnë përtej 8 vjeçarit të pushtetit.
Kryemadhi: Duhet të mendojmë për shekuj për të mbjellur besimin dhe forcën te ju dhe ju pastaj te fëmijët tuasepse vj etëm kështu ne mund ta mbajmë në këmbë vendin tonë dhe shtetin tonë. Jemi një vend i vogël dhe popull i varfër. Do të jemi të lumtur po ta duam vendin, po të punojmë pa hile.
Deklaratat Kryemadhi i bëri në mbyllje të kampit veror të LRI në Jalë, pjesë e të cilit ishin 160 gjimnazistë të shkollave të mesme në kryeqytet.
E teksa jemi në situatë pandemie, Kryemadhi siguroi se po i kthen në shtëpitë e tyre negativë për virusin.
Kryemadhi: Janë 160 anëtarë të kampit të cilët janë testuar për Covid 19 dhe janë të gjithë negativë. Është një fitore shumë e madhe për LSI, sa ka qenë numri i telefonave që keni bërë dje me shokët tuaj që u kanë premtuar votën për LSI, por jo vetëm votën por angazhimin e tyre.Sot partitë politike kanë nevojë për besimin, shoqërimin miqësinë e të rinjve dhe të rejave. Ta zhvillojmë këtë miqësi me të rinjtë dhe të reja. Ti mësojmë të duan vendin, Shqipëria është shtëpia jonë dhe unë nuk di ndonjërin që ta rrënojë shtëpinë e tij, vetëm budallai e rrënon shtëpinë e tij. Por ne nuk do ta lëmë Shqipërinë të rrënohet, do të marrim përgjegjësitë për të ecur përpara dhe për ti çuar gjërat drejta asaj që aspirojmë, integrimin europian. Ne kemi arritur që në këtë situatë të vështirë ti mbijetojmë një tensioni.
Duke ju kërkuar ndjesë gjimnazistëve në rrethe, Kryemadhi premtoi se vitin e ardhshëm kampi veror do të jetë shumë i madh pasi Shqipëria sipas saj do të jetë e lirë.
Kryemadhi: Për shkak të pandemisë ishim vetëm me një pjesë të përfaqësuesve të gjimnazeve të Tiranës. Por të jeni të bindur se vitin tjetër do ta bëjmë kampin më të madh se kudo tjetër për shkak se Shqipëria do të jetë e lirë dhe do të jetë në duart e të rinjve dhe rejave, e djemve dhe vajzave më të mirë që ka Shqipëria. Misioni i LSI nuk është që të fitojë pushtet, misioni i LSI është tu japë të rinjve drejtimin për ta drejtuar Shqipërinë drejt BE./Ora News/