Kryemadhi: Zarife Hasanaj qëndron në panteonin e dëshmorëve të NATO-s

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si të gjithë aktorët kryesorë të politikës shqiptare, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të 32 vjeçares Zarife Hasanaj e cila humbi jetën këtë të hënë në Letoni për shkak të shpërthimit të një mine.

Përmes një postimi në rrjetin social dedikuar ushtares shqiptare, Kryemadhi shkruan se u prek shumë nga lajmi tragjik dhe se i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe të gjithë ushtarëve që sot kanë humbur kolegen e tyre.

Statusi:

Me peshën e dhimbjes sa një mal, mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Zarife Hasanajt, vajzës me uniformën e shenjtë të ushtarakut shqiptar, dhe të plagosjes së major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapaj, teksa shërbenin në kuadër të misionit të NATO-s në Letoni!

Duke u bashkuar me dhimbjen e familjes së Zarifes, por edhe me dhembjen e të gjithë Forcave tona të Armatosura, iu shpreh atyre ngushëllimet e zemrës e të shpirtit si nënë e si grua, e lutem që Zoti t’iu japë forcë ta përballojnë dhimbjen e madhe për humbjen vajzës së tyre, e cila me aktin e vet heroik të rënies në krye të detyrës nën flamurin shqiptar në përbërje të forcave të NATO-s, bëhet engjëlli shqiptar i paqes dhe dëshmorja e kombit shqiptar në panteonin e dëshmorëve të NATO-s, duke na dëshmuar të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon përmes sakrificash sublime!

Lutem për të e shpirtin e saj.
U prehtë në paqe e i ndrittë shpirti!

Lutem edhe për dy ushtarakët e tjerë të plagosur që të shërohen sa më shpejt e të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre!

Shqipëria e të gjithë ne bashkë me dhimbjen, ndjejmë krenarinë që i japin flamurit tonë kombëtar dhe emrit të Shqipërisë bijat e bijtë e rritur me dashurinë për atdhe e pēr flamur!

Zoti i bekoftë! 

Share This Article