ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 3 hours ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 3 hours ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 3 hours ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 3 hours ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kryemadhit: LSI e gatshme të shkojë në zgjedhje me ose pa Edi Ramën

albnews by albnews
10 September, 2019
in Albania
0
Kryemadhi: U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të shkojë në zgjedhje, me ose pa Ramen Kryeministër. Kjo është deklarata që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dha për News24. Ndër të tjera ajo tha se partia që ajo drejton nuk do t’i kushtëzojë zgjedhjet dhe se e vetmja zgjidhje është përballja me shtetin e kapur nga Edi Rama.

Ne si LSI nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk nuk kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që në një farë mënyre do të cbëjë të gjithë këtë nyje të lidhur keqtas, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, të demokracisë. Ne duhet të përplasi, në duhet të luftojmë me bishën, sepse nëse nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundë bishën dhe në këtë rast, bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht ligjëratës politike që ngre kryetari i PD-së dhe kryetari i opozitës që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si LSI mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik. në votimet e 30 qershorit, shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm maxhorancës ku i thanë se e bojkotuan në 85% po i dhanë edhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës, ku i thanë që 85% e tyre iu përgjigjën aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet moniste të Edi Ramës” u shpreh Kryemadhi .

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Për mungesën e dialogut të deritanishëm midis palëve, Kryemadhi bën fajtor kryeministrin Rama, i cili sipas saj, është kthyer në një kryeministër arrogant.

“ Mungesa e dialogut nuk ka ardhur si rezultat i opozitës, mungesa e dialogut ka ardhur si rezultat i arrogancës së maxhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në dy vjet të parlamentit, nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve, opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun por edhe propozimet e saj në parlament” vijoi me tej kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi kërkon që organet e reja të drejtesisë që po krijohen të mos kapen nga politika, sepse kjo do të minojë edhe më shumë krizën poltike në vend.

“SPAK nuk mund të përdoret kurrë si kamzhik për luftë politike, sepse sot luftën politike më të madhe e bëjnë qytetarët shqiptare.Cdo drejtësi politike do të bëjë hero cdo njeri që do të gjykohet për politik. Dhe i vetmi gjykim sot janë qytetarët që të gjykojnë me votë. Kush do drejtësinë e vërtetë të shkojë në zgjedhje, të dalim të gjithë në mënyrë të barabartë t’iu japim shansin qytetarëve ai është gjyqi më i mirë për cdo politikan shqiptar. Gjyqi më i mirë sot për cdo politikan, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj gjyq politik, gjyq mediatik, gjyq të pandershëm ka sa të duan. Në fund të fundit gjykimin tonë përfundimtar nuk na e bëjnë as politika as ambasadat as gjyqtarë as prokurorë. E bën Zoti lart, për këtë të jeni të qetë” vijoi më tej Kryemadhi.

E pyetur rreth komisionit hetimor që është ngritur për Presidentin Meta, Kryetarja e LSI, përgjigjet:

“Nuk më shqetëson fare kjo gjë, nuk është pjesë e axhendës time politike dhe as e LSI, axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku në të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them se është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur”

Kryemadhi deklaroi se djegia e mandateve nuk ka qenë një gabim, pasi me këtë veprim opozita tregoi se nuk dëshironte të ishte fiktive në Parlament.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result