Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, konferencë online

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Masat për evitimin e kontakteve fizike kanë bërë që edhe Samiti i Ballkanit Perëndimor 2020, të bëhet përmes video konferencës. Veç të tjerash, tema e diskutimit midis kryeministrave të 6 vendeve ishte si të tejkalohet kriza e pandemisë së virusit Korona.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se janë marrë masat për mbylljen e kufijve për të ulur intensitetin e përhapjes së CoVid-19.   Ndërkaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në këtë krizë pandemie ku shtetet po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, Kosova e kupton se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.

Serbia gjithashtu ka shpallur gjendje të jashtë zakonshme në të gjithë territorin. Bosnjë-Hercegovina gjithashtu kërkoi ndihmë që kufijtë mos të mbyllën edhe për mallrat. Kjo konferencë është organizuar nga Kancelari Austriak  Sebastian Kurtz, në të cilën ishin prezentë Komisioneri Evropian Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler dhe të gjithë kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Share This Article