Nikol Pashinyan tha se vendimi u mor pas një analize të thellë të situatës ushtarake dhe vlerësimit nga njerëzit kompetentë#
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan tha se ishte “një vendim shumë i vështirë” për të nënshkruar marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Malësisë së Karabahut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Pashinyan tha se vendimi u mor pas një analize të thellë të situatës ushtarake dhe vlerësimit nga njerëzit kompetentë.
Në Armeni shpërthyen protestat pasi Pashinyan pranoi humbjen duke nënshkruar marrëveshjen me Azerbajxhanin dhe Rusinë për të ndalur luftimet mbi Malësinë e Karabakut.
Protestuesit u mblodhën përpara ndërtesës qeveritare në kryeqytetin Jerevan dhe thyen dritaret, duke brohoritur parulla kundër Pashinyan-it.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshjen.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.
Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.
Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë.