Kryeministri britanik bisedë telefonike me Zelenskyn/ Nga bllokada Ruse e grurit në Detin e Zi te kundërofensiva ukrainase, ja cilat ishin temat “e nxehta” të diskutimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, gjatë telefonatës, Sunak i tha udhëheqësit ukrainas se Britania do të “vijonte përparimin” me vendet e G20 për tejkalimin e bllokadës së grurit nga Rusia në Detin e Zi.

Një zëdhënës i Doëning Street tha: “Presidenti Zelenskyy përsëriti kërkesat ushtarake të Ukrainës, dhe kryeministri premtoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar, duke përgëzuar forcat e armatosura të Ukrainës për përparimin e tyre në fushën e betejës.

Ata diskutuan gjithashtu ndikimin e bllokadës së vazhdueshme të grurit nga ana e Putinit në Detin e Zi, si në Ukrainë ashtu edhe për furnizimet ushqimore në mbarë botën.

Sunak u angazhua për të nxitur punën me vendet e G20 për të anashkaluar bllokadën e Rusisë dhe për të siguruar që vendet e cënueshme të kenë akses në dërgesat jetike të grurit.

Share This Article