Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar skenat kaotike që u shpalosën pas goditjes me thikë si “veprime të një pakice të vogël dhe të pamend” dhe ka dënuar “urrejtjen e së djathtës ekstreme”.
Bëhet e ditur se qeveria britanike do të mbajë një mbledhje urgjente në përgjigje të protestave të dhunshme që çuan në mbi 150 arrestime.
Kryeministri Keir Starmer e ka dënuar atë që ai e quajti “grup i së djathtës ekstreme” që ka mbërthyer kombin pas një goditjeje me thikë që la të vdekur tre fëmijë.
Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Starmer u zotua se qeveria e tij do të bënte “çdo gjë që duhet për t’i vendosur këta banditë para drejtësisë” ndërsa ai iu drejtua kombit pas trazirave të vazhdueshme, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, teksa ai fliste, policia në qytetin anglez të Rotherham u përpoq të frenonte një turmë protestuesish të ekstremit të djathtë që po përpiqeshin të hynin në një hotel ku strehoheshin azilkërkuesit.
“Nuk ka asnjë justifikim, asnjë për këtë veprim dhe të gjithë njerëzit me mendje të drejtë duhet të dënojnë këtë lloj dhune”, tha Starmer.
“Unë nuk do të turpërohem t’i quaj ata siç janë, banditë e ekstremit të djathtë”, shtoi ai.