Kryeministri britanik: Marrëveshja me Shqipërinë funksiono, ja pesë hapat që po bëj për të ndaluar gomonet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbërritja e emigrantëve me varka ose gomone nëpërmjet Kanalit për në Britani është bërë një çështje emergjente dhe shumë e diskutuar në qeverinë britanike.

Qeveria britanike ka menduar madje të tërhiqej edhe nga Konventa e të Drejtave të Njeriut nëse do të haste ndonjë pengesë për sa i përket planeve të saj për të dërguar emigrantët në Ruandë.

Së fundmi kryeministri britanik ka postuar një video në Twitter ku tregon 5 hapat për luftuar emigracionin e paligjshëm.

1. Kushdo emigrant që do të mbërrijë në Britani në mënyrë ilegale nuk do të mund të qëndrojë pavarësisht përpjekjeve të shumta që mund të bëjë, duke marrë parasysh ligjet e reja që priten të hyjnë në fuqi së shpejti.

2. Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të ndaluar kalimin e emigrantëve përpara se të kalojnë Kanalin.about:blank

Kryeministri britanik tha  gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë,  ka ndihmuar në uljen drastike të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani, me 90%.

3. Rishi Sunak tha se ka rritur me 50% bastisjen për punëtorët ilegalë gjithashtu.

4. Farsa e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në hotele nga taksapaguesit do të ndalojë.

Në pikën e fundit dhe të pestë, Sunak tha se e vetmja mënyrë për të qëndruar në Britani do të jetë nëpërmjet rrugëve legale.

“E di që ndalimi i emigrantëve është një prioritet për britanikët dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të arrijmë qëllimin tonë,” përfundoi Rishi Sunak.

Share This Article