Kryeministri britanik përjashton karantinën e dytë kolektive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se në kuadër të luftës kundër koronavirusit nuk ka nevojë për një karantinë të dytë kolektive në mbarë vendin

Johnson në deklaratën për “The Sunday Telegraph”, e cila publikohet të dielave, duke e cilësuar karantinën që përfshin gjithë vendin sikur “frenimi bërthamor” tha se “Definitivisht nuk dua ta përdor dhe nuk mendoj se do të jemi në gjendje për ta përdorur”.

Ai shprehu shpresën se për Krishtlindje “të kthehen në masë të madhe në normale” ndërsa në rast të nevojës do të zbatojnë vendime të karantinës në nivel lokal.

Kryeministri britanik foli edhe rreth mospërdorimit të infrastrukturës së 5G. “Duhet të fillojmë prodhimin e disa prej gjërave të tilla, të punojmë bashkë me vendet e të njëjtit mendim dhe të krijojmë pajisje”, u shpreh ai.

Për shkak të COVID-19 në Britani kanë humbur jetën mbi 45.000 njerëz, duke e radhitur atë në vend të parë në Evropë, ndërsa e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit për nga numri i viktimave lidhur me virusin.

Karatina që filloi më 23 mars në Britani pjesërisht u lirua më 13 maj, duke vazhduar më tej të hapet gradualisht.

Share This Article