Kryeministri britanik raportohet në polici për shkeljen e masave anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është raportuar në polici nga deputetët e opozitës për shkak të dyshimeve për shkeljen e masave kundër koronavirusit.

Deputetët e Partisë Laburiste në opozitë pretendojnë se në ndërtesën e qeverisë janë mbajtur të paktën dy ndeja gjatë kufizimeve të vitit të kaluar, raportoh The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Deputeti opozitar, Neil Coyle, i shkroi komisioneres së policisë metropolitane, Cressida Dick, për t’i kërkuar hetim të raportimeve se kryeministri ka folur në një ndejë për pensionimin e dikujt në nëntor dhe gjithashtu ka lejuar një ndejë të stafit për Kërshëndella në dhjetor.

Në atë kohë, në Britani kishte në fuqi masa kufizuese për socializim. Pasi e dërgoi letrën në polici, deputeti Coyle tha: “Unë besoj se ata e kanë shkelur ligjin. Shumica e kolegëve të mi i ndoqën rregullat; ata që nuk e kanë bërë këtë janë përballur me ndëshkime.”

“Johnson nuk është mbi ligjin, pavarësisht vetautorizimit të vet të kapardisur”, shtoi deputeti i opozitës.

Share This Article