Kryeministri britanik, Boris Johnson, raportohet se tani qëndron i ulur në krevat dhe bisedon me stafin ndërsa ka hyrë në ditën e pestë të qëndrimit të tij në spitalin Shën Thomas, në Londër.
Ai u shtrua në spital mbrëmjen e të dielës dhe ka kaluar tre netët e fundit në kujdes intensiv pasi simptomat e tij, që u bënë të ditura më shumë se një javë më parë, nuk u zhdukën.
Sipas zyrtarĂ«ve, Johnson po i pĂ«rgjigjet trajtimit pĂ«r koronavirus dhe Ă«shtĂ« klinikisht nĂ« gjendje stabile â tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i tij. Downing street tha mĂ« herĂ«t se ai nuk ishte duke punuar, por se mund tĂ« kontaktonte me ata qĂ« i nevojiteshin.
Numri i viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe ndërkohë është rritur me një shifër rekord prej 938 personash në një ditë duke e çuar totalin në 7097 gjithsej. Dhe kjo vjen pasi downing street tha një ditë më parë se rishikimi i rregullave të izolimit, që ishte parashikuar të ndodhte, do të shtyhet në kohë dhe se publiku duhet të vazhdojë të respektojë masat në këtë kohë kritike.