Kryeministri britanik: Të shqetësuar nga situata në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç të ulin tensionet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka deklaruar në Parlamentin britanik se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic duhet të çtensionojnë situatën në veri të Kosovës.

I pyetur nga deputetja britanike, Alicia Kearns nëse do të angazhohet për zgjerimin e mandatit të KFOR-it në Kosovë, Sunak vuri në dukje se se ai i dënon sulmet e paprovokuara të protestuesve serbë ndaj forcave të KFOR-it. Ndërsa kërkoi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, tha Rishi Sunak.

Share This Article