Kryeministri britanik thotë se nuk e ka ndërmend të bisedojë me Putinin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Keir Starmer, është rrugës për në Rio de Janeiro të Brazilit, ku do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës.

Rrugët për atje, ka pranuar pyetjet nga gazetarët e Sky News dhe mediat e tjera, dhe është pyetur lidhur me vendimin e kancelarit gjermane Olaf Scholz për të biseduar me Vladimir Putinin, që nxiti reagime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Është çështje e kancelarit Scholz me kë do të bisedojë. Unë nuk planifikojë të bisedojë me Putinin”, tha kryeministri britanik, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se po afrohen 1 mijë ditë të luftës në Ukrainë, ku këto 1 mijë ditë kanë pasur ndikim të madh dhe sakrificë në lidhje me popullin ukrainas.

Starmer ka folur edhe për zbarkimin e trupave verikoreane në Ukrainë, që sipas tij tregon “dëshpërimin e Rusisë”, dhe shtoi se ka pasur “implikime serioze për sigurinë evropiane”.

Për këtë arsye, ai i bën thirrje liderëve botëror që të dyfishojnë mbështetjen për Ukrainën, që e përshkroi si “top prioritet të agjendës së tij” në Samitin e G20-ës.

Share This Article