Kryeministri bullgar i shkruan Zaevit: Gjithmonë jemi të gatshëm t’u ndihmojmë miqve më të ngushtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë më të ngushtë. Këtë ia thashë kryeministrit Zoran Zaev, i cili na falënderoi për gatishmërinë për t’i ndihmuar ata, duke siguruar vaksina kundër COVID-19, publikoi kryeministri bullgar Bojko Borisov në profilin e tij në Facebook këtë mëngjes.

“Situata është vërtet e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Çdo jetë është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për ta ruajtur atë”, tha Borisov.

Mesazhi nga Borisov vijon pas mirënjohjen që natën e kaluar kryeministri maqedonas Zoran Zaev i dërgoi përmes Facebook Qeverisë në Sofje lidhur me vendimin që një pjesë e vaksinave të tyre kundër COVID-19, t`i dhurohet Maqedonisë së Veriut.

Share This Article