Kryeministri bullgar: Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin francez, të zgjedhë rrugën europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov, e cilësoi propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut si jashtëzakonisht të mirë për Sofjen. Në një intervistë për televizionin bullgar, BTV ai tha se për momentin Shkupi e ka shumë te vështirë të pranojë ato pozicione”, por sipas tij “duhet ta bëjë dhe të zgjedhë rrugën evropiane”.

Petkov theksoi se do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria vazhdon procesin e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut mbetet jashtë. “Në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, tha Petkov.

Propozimi franceze për zhbllokimin e negociatave me BE-në pritet të shqyrtohet këtë javë nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së veriut. Por që prej publikimit të tekstit në faqen online të qeverisë, Shkupi është përfshirë nga protestat e dhunshme, nën sloganin  “Stop bullgarizimit të Maqedonisë”. Protestat po mbështeten nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, të cilat e vlerësojnë propozimin si të dëmshëm për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

Share This Article