“Kryeministri flet sikur po vjen asteroidi”, Binaj: Zelensky është në luftë dhe di t’i buzëqeshë popullit të tij

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shohim një gjendje shpirtërore tejet të zymtë kur flet për të tilla gjëra, sikur është fundi i botës, sikur po vjen ai asteroidi që do të na marrë të gjithëve, kur Zelensky që është vet në Ukrainë, atje po ndodh lufta, atje po vriten të pafajshëm, po vriten fëmijë, di edhe t’i buzëqeshë popullit të tij”.

Kështu u shpreh aktori Florian Binaj në “Dita jonë”, mëngjesin e së premtes, teksa foli për protestën kundër rritjes së çmimeve, duke qenë një nga qytetarët që ka dalë në protestë dy ditët e kaluara.

Binaj theksoi se të gjithë liderët e rajonin kanë marrë masa për ta lehtësuar këtë krizë, “këtu te ne kryeministri thotë kemi marrë fund, ju ruajt Zoti!”

Binaj u bën thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen në protestë pasditen e së premtes në orën 17:00, si dhe ditën e shtunë, ku pritet që protesta të jetë madhështore.

Ai pati edhe një thirrje ndaj Policisë së Shtetit: “I bëj thirrje policisë, e cila po i merr njerëzit dhe po i fut brenda, ne dalim edhe për ata sepse edhe ata njësoj e paguajnë karburantin, njësoj i paguajnë çmimet e produkteve të tjera”, tha Binaj.

Share This Article