Kryeministri francez: Franca edhe për një kohë të gjatë nuk do t’i kthehet gjendjes normale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edouard Philippe, ka thënë se Franca edhe për kohë të gjatë nuk do t’I kthehet gjendjes normale si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, shkruan France 24.

Philippe ka thënë se vendi ka kaluar pikun e infektimeve, por se duhet ende kohë për t’u kthyer gjendja normale.

Sipas tij, më 11 maj nuk do të përfundojnë masat për kufizim të lëvizjes, porse ato do të rishikohen.

“Jeta jonë pas 11 majit nuk do të jetë si më parë, jo menjëherë, e ndoshta jo edhe për një kohë të gjatë”, tha ai. “Do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”.

Deri më tash, në Francë kanë vdekur gati 20 mijë persona, ndërkohë të prekur janë mbi 150 mijë persona.

Share This Article