Kryeministri francez Jean Castex ka marrë vaksinën anti-COVD “AstraZeneca” të premten në një ngjarje që u transmetua drejtpërdrejt në televizionet franceze si pjesë e përpjekjeve për të rivendosur besimin e publikut në këtë vaksinë.
Castex, 55 vjeç, mori vaksinën në spitalin ushtarak Begin afër Parisit ndërsa rregullatori mjekësor francez vendosi të premten që përdorimi i vaksinës “AstraZeneca” në Francë mund të rifillojë pas një pezullimi prej disa ditësh, por vetëm për personat mbi 55 vjeç.
Kryeministri Castex të enjten ka thënë se ai do të merrte vaksinën “AstraZeneca” në një përpjekje për të rivendosur besimin e publikut në këtë vaksinë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi se vaksina ishte “e sigurt dhe efektive” dhe nuk shoqërohej me një rrezik të lartë të mpiksjes së gjakut pas disa ditësh konfuzione.