Kryeministri holandez e quan Putinin “paranojak të vërtetë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, duhet zbatuar një paketë e rëndë sanksionesh ndaj Putinit dhe mbështetësve të tij”, tha kryeministri holandez, Mark Rutt

Kryeministri holandez, Mark Rutte, e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, “një paranojak të vërtetë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë paraqitjes televizive, Rutte reagoi ndaj urdhrit të Putinit drejtuar Forcave të Armatosura Ruse për të ruajtur paqen e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut dhe të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut.

Duke mos iu përgjigjur pyetjes nëse ky udhëzim i Putinit ishte hapi i parë drejt luftës, Rutte tha se ishte ende herët për vlerësime të tilla.

“Ky njeri (Putin) është një paranojak i vërtetë. Ai e portretizon qeverinë në Kiev si një diktaturë, pavarësisht se është një vend mjaft funksional me një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe liri të medias. Mirëpo, nuk ka liri të medias dhe liri të njerëzve në Rusi”, tha Rutte.

Rutte, i cili la përgjysmë programin për të ndjekur zhvillimet, tha se duhet zbatuar një paketë e rëndë sanksionesh ndaj Putinit dhe mbështetësve të tij në rast të pushtimit të Ukrainës.

Share This Article