Kryeministri holandez, Mark Rutte viziton nesër Tiranën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të vizitojë nesër Shqipërinë, në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Tiranë, Rutte do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte në Shqipëri:

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë
11.30 – Takimi i homologëve Rama-Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Holandës, Rutte 14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.

Share This Article