Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott, me të cilin kanë diskutuar rreth dialogut me Serbinë dhe për sundimin e ligjit.
Hoti ka thënë se mirëpret përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abott për forcimin e sundimit të ligjit dhe rreth çështjes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Express.
“I kënaqur të fillojë ditën në zyrë me partnerët më të ngushtë të Kosovës. Mirëpres përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abott për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar Hoti në twitter.Avdullah Hoti@Avdullah
Delighted to start the day at office with closest partners of #Kosovo I welcome @GOVUK and ambassadors @nickabbottfco commitment for strengthening the rule of law and their support for the dialogue process. #QeveriaHoti #RKS