Kryeministri Hoti tregon se a duhet vendi të shkojë në zgjedhje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka folur rreth asaj se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje pas zhvillimeve të fundit në politikë, duke iu referuar konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale për  ish-presidentin, Hashim Thaçi, Kadri  Veselin, kryetar i PDK-së, Rexhep Selimin nga LVV-ja dhe Jakup Krasniqin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka thënë se nuk e di se a do të shkojë në zgjedhje apo jo Kosova.

“Varet prej disponimit të forcave politike në Kuvend nëse mundet të gjendet një zgjidhje për ta tejkaluar situatën me të cilën po përballemi”.

“Kushtetua është e qartë për hapat që duhet të ndiqen në situata të tilla. Ajo që unë kërkoj është që të kemi maturinë e nevojshme institucionale dhe politike për t’u përballur me situata të tilla që janë me të vërtetë të vështira, presidenti i vendit është i akuzuar, pos tij janë edhe dy ish-kryetarë të Kuvendit dhe një shef i grupit parlamentar të opozitës”.

“Unë besoj edhe tash si në të kaluarën është duke u treguar ajo maturi politike për t’u përballur me akuza që vijnë nga sistemi i drejtësisë. Dhomat e Specializuara janë pjesë e drejtësisë në Kosovë dhe duhet të jemi të përgjegjshëm nga kërkesat që vijnë nga këto dhoma”, ka thënë Hoti në RTV21.

Share This Article