Kryeministri i Britanisë zbulon vendimin për emigrantët shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë sot vendimin e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë.

Mediat britanike raportojnë se vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare, lidhur me fluksin e madh të varkave me emigrantë ilegalë që shkojnë në Britani përmes Kanalit, ku një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë.

Ministrat britanikë do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.

Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendin e tyre që aplikimet e tyre të përpunohen në Shqipëri për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi për të refuzuar azilin veçanërisht ndaj shqiptarëve është kritikuar nga zyrtarët e OKB-së të cilët janë shprehur se shkelen hapur konventat ndërkombëtare për emigrantët.

Share This Article