Kryeministri Rama takon sot Sunak, temat e bisedimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Londër, ku do të takohet me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat.

Gjithashtu, kreu i qeverisë do të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit britanik, Sekretarin e Jashtëm, si edhe me zyrtarë lokalë.

Vizita vjen në një kohë kur Britania e Madhe po mendon të miratojë një ligj që synon të frenojë emigrantët e paligjshëm drejt ishullit, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë.

Administrata Sunak, u ka shpallur luftë prej disa kohësh emigrantëve nga vendi ynë, të cilët i lidh me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave, 12 301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar.

Share This Article