Kryeministri i Holandës dhe Luksemburgut vizitojnë me 3 dhe 4 korrik Serbinë dhe Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë më 3 dhe 4 korrik Serbinë dhe Kosovën. Në këtë vizitë, Rutte do të shoqërohet nga homologu i Luksemburgut Xavier Bettel.

Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe përkushtimit ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita fillon të hënën pasdite më 3 korrik në Beograd, Serbi, ku kryeministri Rutte dhe homologu Bettel do të takohen me presidentin Vuçiç, ku do të diskutojnë zhvillimet e fundit në rajon, luftën në Ukrainë dhe migrimin. Po ashtu, ata do të priten në takim dhe nga Kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Ndërsa të martën më 4 korrik, kryeministri Rutte dhe kryeministri Bettel do të jenë në Prishtinë ku do të priten nga presidentja Vjosa Osmani. Më pas dy kryeministrat do të takohen me homologun e tyre nga Kosova, Albin Kurti, ku tensionet ne veri do jenë kryefjalë e bisedës mes tyre.

Share This Article