Kryeministri i Malit të Zi: Unë kurrë nuk do të isha dakord me njohjen e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se po të ishte në krye të vendit të tij, para se Mali i Zi ta njihte pavarësinë e Kosovës, ai kurrë nuk do ta pranonte këtë gjë.

Por, pasi kjo çështje ka mbaruar para se të vinte ai në krye, më nuk ka kthim prapa.

Krivokapiq ka thënë se çdo tentim për të tërhequr njohjen e Kosovës, do të pasonte me rënie të qeverisë.

“Nëse do të isha kryeministër i Malit të Zi në një situatë ku Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord me njohjen. Por, gjithçka ka mbaruar para se të vija unë në Qeveri dhe para kësaj qeverie”, ka thënë Krivokapiq, raporton B92.

Ai ka shtuar se Millo Gjukanoviq me partinë e tij do të bënte gjithçka për të riformuar Qeverinë.

“DPS-ja do të bënte gjithçka për riformim të Qeverisë dhe për të marrë përsëri të njëjtin vendim për Kosovën. Gjithçka tjetër është imagjinatë e bazuar mbi dëshira”, ka thënë Krivokapiq.

Share This Article