I pyetur në një intervistë në lidhje me përdhunimin që tronditi Pakistanin, kryeministri Imran Khan bëri thirrje që përdhunuesit dhe abuzuesit e fëmijëve të kastrohen kimikisht.
Khan tha në një intervistë në “Hard Talk Pakistan” në 92 News se kishte diskutuar me ministrat e kabinetit të tij ndëshkimet e mundshme për autorin e dyshuar të krimit.
“Unë mendoj se ai (përdhunuesi) duhet të varet publikisht. Përdhunuesit dhe keqtrajtuesit e fëmijëve duhet të varen në publik. Ju gjithashtu nuk i dini statistikat reale, sepse është nën-raportuar. Njerëzit nuk e raportojnë atë për shkak të frikës ose turpit, gratë kanë turp, askush nuk dëshiron të tregojë”, tha Khan.
Sidoqoftë, Khan tha se varja publike nuk do të ishte e pranueshme ndërkombëtarisht dhe mund të ndikonte në marrëdhëniet tregtare të Pakistanit me Bashkimin Evropian.
Ai sugjeroi që përdhunuesit dhe keqtrajtuesit e fëmijëve “t’i nënshtrohen kastrimit kimik, ose të kryhet operacioni në mënyrë që ata të mos mund të bëjnë asgjë në të ardhmen”.