Kryeministri i përgjigjet Rusisë për reciprocitet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se nuk ka lexuar e as dëgjuar për reagimin e Moskës zyrtare në lidhje me reciprocitetin e vënë nga Kosova ndaj Serbisë.

Kurti nisi me masat e reciprocitetit si zëvendësim për tarifën 100 për qind të vendosur në dhjetor të 2018-s nga Qeveria Haradinaj.

Rusia, të hënën mbrëma, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha se vendimi i ri i Qeverisë në detyrë është “vazhdimësi e manipulimit me temën e tarifës”.

Gjatë vizitës së sotme në Gjilan, Kurti u pyet edhe për reagimin e Rusisë.

“Nuk kam dëgjuar për reagimin. Por reciprociteti buron nga koncepti i barazisë dhe s’do mend që atyre nuk iu ka pëlqyer”, tha Kurti.

Rusia në reagimin e saj për këtë, kritikoi edhe BE-në për qëndrimin e saj rreth kësaj çështje.

Share This Article