Kryeministri i ri britanik do të zgjidhet brenda qershorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe do të ketë një kryeministër të ri para se Parlamenti të fillojë pushimin veror, që sipas “Westminster” (qeveria britanike) është përcaktuar data 24 qershor.

Ky njoftim u dha nëpërmjet një deklarate të presidentit të Partisë Konservatore dhe pas një samiti të Komitetit 1922, organi ekzekutiv i grupit parlamentar, duke përcaktuar afatet për zgjedhjen e pasuesit të Theresa May në krye të partisë dhe për pasojë edhe si kryeministër.

May njoftoi sot se do të dorëhiqet më 7 qershor./ATSH/

Share This Article