Kryeministri italian merr vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në njoftimin nga kryeministria thuhet se 73-vjeçari Draghi dhe bashkëshortja e tij Maria Serenella Cappello, janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit në stacionin e trenave Roma Termini

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka marrë vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në njoftimin nga kryeministria thuhet se 73-vjeçari Draghi dhe bashkëshortja e tij Maria Serenella Cappello, janë vaksinuar në qendrën e vaksinimit në stacionin e trenave Roma Termini, siç është parashikuar në kalendarin e përgatitur nga Administrata Rajonale e Lazios.

Draghi, në konferencën për media pas Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian më 26 mars njoftoi se ka caktuar datë për vaksinim kundër COVID-19 këtë javë.

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 në vend filloi më 27 dhjetor 2020, ku deri më tani janë vaksinuar 9.658.927 persona. Prej tyre 3.037.122 kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Vaksinimi masiv në vend ishte ngadalësuar për arsye të vonesës në furnizimet e vaksinave në Evropë.

Share This Article