Kryeministri Italian: Në korrik arrihet imuniteti në gjithë Evropën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si kancelarja gjemane, Angela Merkel me krerët e landeve, edhe kryeministri Italian, Mario Draghi i ka drejtuar një thirrje rajoneve duke i kërkuar të punojnë të gjithë së bashku, si mënyra e vetme për të fituar betejën mbi koronavirusin.

Draghi ka kërkuar që të lidhen mënjane polemikat dhe të ndërtohet një raport konstruktiv me shtetin.

“Duhet të shohim përpara drejt së ardhmes me optimizëm. Fushata e vaksinimit po përmirësohet vazhdimisht dhe me shpejtësi. objektivat e parashikuar për muajt prill dhe maj lidhur me imunizimin, në referim me furnizimin e vaksinave dhe numrin e vaksinimeve, e që janë tek gjysmë milionë të vaksinuar në ditë, nuk duken më aq të largëta sa përpara”, u shpreh Draghi.

Draghi thotë se vendit i duhet dhënë sërish shpresë, dhe duhet filluar të mendohet për rihapjen. Optimizmi i kreut të qeverisë italiane bazohet tek numrat.

Ai shpjegoi se dozat në mbërritje të vaksinave duhet të jenë të mjaftueshme që në muajin korrik, në të gjithë Europën të arrihet imuniteti.

Duke iu kthyer edhe një herë rajoneve, Draghi i siguroi se shteti do të bëjë gjithçka për t’iu përgjigjur nevojave të tyre e për ti ndihmuar në arritjen e objektivave në luftën kundër pandemisë, që në fund, janë të njëjta për të gjithë.

Share This Article