Kryeministri Johnson do të bëhet përsëri baba në moshën 55-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partnerja e Boris Johnson, Carrie Symonds është shtatzënë dhe çifti njoftoi se u fejuan.

“Kryeministri dhe zonjusha Symons janë shumë të lumtur të njoftojnë rreth fejesës së tyre dhe se janë në pritje të bebes në fillim të verës”, deklaroi zëdhënësi.

Ata kanë filluar bashkëjetesën që nga korriku dhe e kanë adoptuar një qen me emrin Dilyn.

Fëmija i fundit i lindur nga një kryeministër në krye i përkiste David dhe Samantha Cameron, të cilën e mirëpritën në familjen e tyre Florence Rose Endellion në gusht të vitit 2010.

Partnerja e kryeministrit është një ish-drejtuese e komunikimit për Tories.

55-vjeçari Johnson, tashmë ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë Marina Wheeler; çifti u martua para 25 vjetësh por tani janë të ndarë.

Share This Article