Në konferencën e sotme të qeverisë Kryeministri Johnson u shoqërua nga këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance dhe Peter Horby, profesor i sëmundjeve infektive dhe shëndetit global në Universitetin e Oksfordit.
Qeveria tha se ka furnizime të ilaçit Dexamethasone, që ka treguar sukses në shpëtimin e jetës së njerëzve që sëmuren rëndë nga koronavirusi.
Ilaçi nuk ka efekt tek pacientët që nuk kanë vështirësi në frymëmarrje, por zvogëlon rrezikun e vdekjes për ata që kërkojnë oksigjen ose ventilim.
Trajtimi i tetë pacientëve me koronavirus me këtë ilaç të kujdesit intensive do të kushtojë 40 pound dhe mesatarisht do të shpëtojë një jetë.
Sir Patrick theksoi se ilaçi nuk ndalon njerëzit të kapin sëmundjen ose të shkojnë në spital, kështu që nuk zvogëlon nevojën për distancim shoqëror.
Mjekët mund ta përshkruajnë ilaçin nga sot, pasi ai tashmë është në spitale dhe mund të prodhohet shpejt.
Boris Johnson tha se ai i dëgjon thirrjet e njerëzve për të zvogëluar rekomandimin e distancës sociale prej 2 metra dhe premtoi të bëjë “gjithçka në fuqinë time për t`u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Por ne duhet të vazhdojmë me kujdes,” tha ai, dhe shtoi se qeveria e tij është akoma me shpresë se kufizimet e mëtejshme mund të lehtësohen deri në 4 korrik./BBC