Albin Kurti i shoqëruar nga staf i tij dhe pjestarë te FSK vizituan ambjente ne kazermat e përgatitjes të të rinjve ne Mitrovicë.
Ja çfarë shkruan ai ne faqen e tij ne Fb:
Kazerma “Minatori” në Mitrovicë dhe “Evropianët e rinj” në Pomozatin, ishin kazermat e radhës të cilat i vizituam sot me ministrin Mehaj.
Ashtu si dhe në gjitha kazermat tjera edhe aty po vazhdon ligjërimi nga ana e instruktorëve të FSK-së për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë në kuadër të programit “Edukim për Siguri”.
Ngritja e tendave, përdorimi i litarit, orientimi në natyrë, leximi i hartave, navigimi tokësor, si dhe komanda, kultura dhe struktura e FSK-së ishin temat që u trajtuan sot në aspekt teorik e praktik nga ana e ligjëruesve shembullorë të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit bashkë me gjithsej 204 nxënës pjesëmarrës.
Me përfundimin e këtij cikli të ligjëratave të rinjtë tanë do të jenë të aftë për t’u kujdesur për veten, dhe të sigurt për të ndihmuar të tjerët në çdo situatë emergjente, në çdo rast të fatkeqësive natyrore.