Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për gjatë qeverisjes së tij, ka bërë investime për ushtrinë.
Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka dhënë disa detaje lidhur me Ushtrinë e Kosovës, teksa thotë se kanë rekrutuar 1852 ushtarë të rinj.
“Ministrisë së Mbrojtës iu ndanë 100 milionë euro buxhet për herë të parë në vitin 2021. Prej atëherë, minimumi është aq, kurse tavani sa vjen e ngritet. Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë”, shkruan Kryeministri.
Kreu i qeverisw shkrian se, “kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”.
Më tej, Kurti deklaron se, “kanë hequr kuzimin në numër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapën atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç, ndërkaq lëndën “Edukim në Siguri’’ e kanë bërë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë.
“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, shton mes tjerash ai.
Kurti po ashtu ka deklaruar se kanë thelluar edhe raportet me partnerët strategjik.
“Përmes marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, gjatë këtyre dy vjet e gjysmë qeverisje, dhe plot tjera që janë drejt finalizimit, kemi thelluar edhe më tej raportet me partnerë tanë strategjikë. E në Defender Europe 21 dhe 23 u rreshtuam krah për krah me aleatët tanë në ndërmarrjen më të madhe të ushtrimeve ushtarake në kontinentin e Evropës që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ai.
Në fund të reagimit, Kurti ka shkruar “Me Forcën e Sigurisë, të sigurtë në mbrojtje të Republikës.