Kryeministri Kurti: Nga 5 vendet e BE-së, Greqia është krye të mundësisë së njohjes së Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një interviste për televizionin polak TVP World” , tha Greqia është në krye sa i përket mundësisë së njohjes nga pesë shtetet e BE-së. Sipas tij, Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën.

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë.” ka theksuar kryeministri Kurti, i cili ka shtuar se Kosova ka aplikuar për pranim në BE dhjetorin e vitit të kaluar dhe përkundër faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së”- ka deklaruar Kurti përgjatë intervistës.

Sipas tij, Kosova me BE-në ka nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian.

“Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tone. E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë, së mirës sonë, sepse edhe ne duam të kontribuojmë. Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm historik dhe politik për paqen dhe prosperitetin që nga Lufta e Dytë Botërore”,- ka nënvizuar kryeministri Kurti.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për 22 nga 27 vendet e BE-së, për 26 nga 30 vendet e NATO-s dhe ndihmën e 34 vendeve nga 46 në Këshillin e Evropës.

Share This Article